KreuCelebrity

Robert Berisha e thotë hapur: “Pa para, nuk hyj në Big Brother VIP”! 

Diskutimet se cilët do të ishin pjesëmarrësit e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, nisën që me t`u mbyllur edicioni i parë, dhe ato vazhdojnë, me një sërë personazh të njohur të përfolur se mund të bëhen pjesë e spektaklit.

Robert Berisha than ë një intervistë për “Mirage”, se nuk do të pranonte të hynte në BBV, nëse nuk do të paguhej.

 “Në Big Brother nuk kam pasur mundësi të shkoj dhe normal që nuk do të pranoja pa pagesë, se jemi të angazhuar dhe t’i lëmë punët tona e të shkojmë në punë tjetër ata fitojnë, kështu që kish me qenë mirë shkon Roberti ia bën një lloj pagese, shkon dikush tjetër me më famë dhe më i shitur pse mos ta paguajnë pak më shumë”, është shprehur ai.

Artisti theksoi se nuk është aspak e lehtë të kalosh 100 ditë i mbyllur aty.

“Në edicionin e radhës nëse më bëjnë ftesën dhe nëse nuk e kam emisionin tim, se di. Me pagesë do të pranoja të shkoja, nuk është punë e lehtë që të qëndrojnë 100 ditë brenda”, shtoi ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF