KreuCelebrity

Elon Musk ndan një postim shqetësues në Twitter: Nëse unë vdes në rrethana misterioze..

CEO i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk ka postuar në profilin e tij në Twitter disa postime mjaft shqetësuese.

Edhe pse miliarderi njihet për sensin e tij të humorit, sidomos për sa i përket postimeve të tij në Twitter, këtë radhë ndjekësit e tij janë shqetësuar teksa Musk ka shkruar, “Nëse unë vdes në rrethana misterioze, ishte kënaqësi që u njohëm”.

Ky postim vjen një javë pas lajmit se Musk bleu rrjetin social Twitter për një shumë prej 44 miliardë dollarësh.

Ajo që e bën këtë mesazh edhe më të çuditshëm janë disa postime të bëra më përpara nga Musk të cilat e bëjnë të duket sikur ai mund të jetë kërcënuar nga Rusia.

Pak para se të postonte për vdekjen e tij, Musk ndau me ndjekësit disa postime në rusisht, ku pretendohej se ai furnizoi Ukrainën me disa pajisje komunikimi ushtarake përmes kompanisë së tij, Starlink, në mes të luftës së vazhdueshme me Rusinë. “Për këtë Elon, ti do të mbash përgjegjësi, si një i rritur, pavarësisht se sa gjatë do të vazhdosh ta luash rolin e budallait”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF