KreuCelebrity

Britney Spears dhe Sam Asghari vendosin datën e dasmës!

Britney Spears dhe Sam Asghari, të cilët së shpejti do të bëhen prindër të një fëmije të përbashkët, tashmë janë gati të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

Partneri i këngëtares me anë të një postimi në rrjetin e tij Instagram ka zbuluar se ata kanë caktuar ditën e dasmës. “Jetët tona kanë qenë një përrallë reale”, shkroi ai mbi një foto nga kur dyshja u fejuan në shtator 2021.

“Gëzuar Ditën e Nënës për ty që së shpejti do të bëhesh mbretëresha ime. Gjithashtu dita e madhe është caktuar! Por askush nuk do ta dijë deri ditën e nesërme”, shkroi ai më tej.

Megjithatë, ikona e pop-it mund të ketë lënë një aluzion të madh se dasma do të bëhet shumë shpejt pasi dizajnet e fustanit të saj janë duke u punuar. “Dhe po, kjo është velloja e fustanit tim të nusërisë ??‍♀️!!!” shkroi përkrah një fotografie të maces së saj e cila ishte ulur mbi vellon këtë të shtunë.

 

 

 

A post shared by Britney Spears (@britneyspears)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF