KreuCelebrity

Zbulohen prezantuesit e “Miss Universe Albania”, Soni Malaj dhe Teni Vllaçaj!

Konkursi i bukurisë “Miss Universe Albania & Kosova” ngjall çdo vit një kërshëri të madhe te publiku, për të parë dhe për t’u njohur me bukuroshet më të bukura shqiptare.

Sikurse çdo vit edhe këtë edicion surprizat do të jenë të mëdha. “Miss Universe Albania & Kosova” do të mbahet më 10 qershor në Pallatin e Kongreseve, nën prezantimin e Teni Vllaçajt dhe këngëtares së dashur për publikun Soni Malajt, të cilët do ta zbukurojnë edhe më tepër atë mbrëmje.

E ftuar speciale do të jetë “Miss Universe Ukraine 2021”, Hanna Nepliakh, dhe të gjitha biletat e shitura për natën finale do të dhurohen për të ndihmuar familjet në nevojë në Ukrainë. Nismë kjo e ndërmarrë në bashkëpunim me Ambasadën ukrainase në Tiranë.

Produksioni premton një spektakël mbresëlënës, ku emocionet do të jenë të mëdha. Një mbrëmje për mos t’u humbur finalja e madhe ndaj rezervoni vendin tuaj, duke dhënë në këtë mënyrë edhe një kontribut modest për Ukrainën..

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF