KreuCelebrity

Protestuesit në Poloni hedhin bojë të kuqe ndaj ambasadorit rus!

Protestuesit në Poloni hodhën ngjyrë të kuqe ndaj ambasadorit rus, Sergei Andreyev, teksa ai tentoi të vendoste lule në një memorial në Varshavë kushtuar ushtarëve të Ushtrisë së Kuqe, të cilët vdiqën gjatë Luftës së Dytë Botërore. Indinjata e tyre ndaj ambasadorit ishte për të kundërshtuar pushtimin e paprovokuar rus të Ukrainës, thote REL. Ambasadori Andreyev u rrethua nga protestuesit të cilët mbanin në duar flamurin kombëtar ukrainas dhe brohorisnin “Fashistë, fashistë”.

Ai dhe delegacioni i tij u ndaluan që të vendosnin lule në këtë memorial më 9 maj, ditën kur shënohet mposhtja e Gjermanisë Naziste më 1945.Protestuesit mbanin flamuj ukrainas dhe therrisnin “vrasës”, ndërsa disa ishin të veshur me çarçafë të bardhë të lyer me gjak, për të simbolizuar viktimat ukrainase të luftës së Rusisë. Edhe disa persona të tjerë rreth tij u spërkatën me bojë të kuqe.

Policia mbërriti në vendngjarje për të ndihmuar ambasadorin dhe anëtarët e tjerë të delegacionit të tij të largoheshin. Protestuesit marshuan në Varshavë për të protestuar kundër luftës, duke sjellë një tank mbi një traktor dhe duke e vendosur atë përpara ambasadës ruse të dielën në mbrëmje.

Rreth 20 mijë ushtarë të Ushtrisë së Kuqe që humbën jetën duke luftuar kundër Gjermanisë naziste, prehen në varrezat sovjetike të Polonisë.Polonia ka hequr disa monumente të Ushtrisë së Kuqe në vitet pasi përmbysi regjimin komunist të mbështetur nga Moska, por nuk e ka prekur varrezën.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF