KreuCelebrity

Lirohet Elsa Lila, avokati: “E pafajshme, bien akuzat ndaj saj!

 

Avokati Saimir Visha deklaroi se Elsa Lila është liruar nga autoritetet italiane dhe akuzat ndaj saj kanë rënë. Ai theksoi se e gjitha ka qenë një keqkuptim dhe se pafajësia e këngëtares, sipas juristi, ka qenë e qartë që në fillim por ndaj saj pati një fushatë dashakeqe.

“Jam kthyer sot nga Italia. Hëngra drekë me të. Kanë rënë të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë e tillë që në momentet e para. Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellur vrer për Elsën.”-tha Visha te Syri Tv.

Këngëtarja shqiptare u arrestua më 16 Mars të këtij viti nga policia italiane pas një blici që coi në shkatërrimin e një grupi kriminal italo-shqiptar të përfshirë në trafik droge.

Mes 9 personave që u prangosën me atë ast ishte dhe Elsa, që sipas mediave vendase  mbante llogaritë financiare të grupit kriminal. 40 vjecarja shqiptare është një figurë e njohur jo vetëm për publikun tonë, por edhe në Itali, ku debutoi për herë të parë në festivalin më të madh të këngës italiane, Sanremo, në vitin 2003, ndërkohë që mori pjesë përsëri në Festivalin e Sanremos 2007.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF