
Ronela Hajati ngriti siparin e konkurimit të edicionin e sivjetshëm të Eurovisionit, dhe e ndezi skenën me performancën e saj. Kënga dhe koreografia u duartrokit nga i gjithë publiku në sallë, e nuk mungoi mbështetja shqiptare në Torino.
Kënga e saj “Sekret”, erdhi e shoqëruar me performancën e balerinëve profesionistë, udhëhequr nga Klaudia Pepa, ndersa edhe vokali i Ronelës u pëlqye shumë nga salla. Performanca u përcoll me duartrokitje të shumta.
Tani, peshën vendimtare për fatin e saj në finale duket se do ta kenë votat e njerëzve jashtë Shqipërisë.