KreuCelebrity

Klea Huta ndan detaje nga takimi i saj i parë me vjehrrën!

Moderatorja e njohur Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të pëlqyer të showbizit shqiptar.

 

Së fundmi Klea Huta në një intervistë për “Goca dhe Gra” është kthyer pas në kohë dhe ka treguar momentin e parë të takimit të parë me vjehrrën e saj, duke zbuluar se mami Elgitit e kishte parë si vajzën e saj, dhe të dyja kishin shumë të përbashkët.

 

“Mashkulli e mban balancën e shëndetshme mes gruas dhe nënës. Unë jam një mrekulli. Kam marrëdhënie shumë të mirë me prindërit e Gitit. Ai i ndan shumë mirë raportet dhe relatat. Unë me mamin e Elgitit jemi të dyja gaforre.

Shumë gjëra të ngjashme, ndjeshmëria, mirësia. Kur e kam takuar për herë të parë, më ka parë si vajzën e vet, kjo i sheshoi gjërat, i ngjiti menjëherë. Unë e kam trajtuar si mamanë, ajo si vajzën”, u shpreh Klea.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF