
Shqipëria, e përfaqësuar nga Ronela Hajati me këngën “Sekret”, nuk arriti të kualifikohej në finale, edhe pse performanca e saj në gjysmëfinalen e Eurosong 2022 që u mbajt mbrëmjen e djeshme në Torino, bëri bujë.
Në fakt, klikimet në YouTube tregojnë se kënga i ka ngjallur mjaft interes publikut.
Në vend të parë për nga numri i klikimeve është Ukraina, e përfaqësuar nga Kalush Orchestra me këngën “Stefania” , që shënon mbi 1.5 milionë klikime deri tani. Megjithatë, kjo mund t`i detyrohet dhe faktit që Ukraina po kalon momente të vështira dhe kurioziteti për krijimin me të cilin ajo përfsqësohet në festival, është i madh.
Ronela, duket se gëzon mbështetje online, dhe shumë njerëz janë shprehur të zhgënjyer që ajo nuk u kualifikua. Pa kaluar 24 orë, videoja e performancës së saj numëron mbi 1 milionë klikime deri në këto momente.









Horoskopi ditor, e mërkurë 11 maj 2022




Çfarë zbulon zëri për personin?




“Thuaje” rikthen Luana Vjollcën!


