KreuCelebrity

“Nuk kishte gjak në trup”! Fjalët e fundit të princeshes Diana: Pyetja që i bëri zjarrfikësit! 

Princesha Diana vdiq në një aksident tragjik automobilistik në Paris në vitin 1997. Zjarrfikësi Xavier Gourmelon ishte ndër të parët që mbërriti në vendngjarje, dhe ka zbuluar fjalët e fundit të saj.

Njëzet e pesë vjet më parë, Gourmelon ishte aty kur jeta e Lady Di u shua në mënyrë tragjike pasi makina me të cilën udhëtonte, u përplas me një shtyllë mbështetëse teksa ecte me shpejtësi 110 km / orë, në tunelin Pont de l’Alma në Paris.

Zjarrfikësi rrëfeu se nuk e kishte idenë se cilët kishin qenë viktimat e aksidentit. Ai kujton qartë fjalët e fundit që princesha e tmerruar ka thënë para se të vdiste. Diana kishte pyetur: “O Zot, çfarë ndodhi?” Gourmelon  thotë se ajo nuk kishte gjak në trup, por vuri re një lëndim të lehtë në shpatullën e djathtë.

Vetëm disa caste më vonë, princesha vdiq nga një atak kardiak. Gourmelon rrëfeu se nga jashtë nuk dukej asgjë përvec dëmtimit të lehtë në shpatullën e djathtë. “E mbajtja nga dora dhe u përpoqa ta qetësoj”, kujton ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF