KreuCelebrity

Robert Berisha i jep fund aludimeve, zbulon nëse Tuna dhe Patris janë ribashkuar!

Këngëtarja e njohur Tuna dhe Patris Berisha janë një nga çiftet më të përfolur të showbizit shqiptar, për shkak të ndarjeve dhe ribashkimeve që ata kanë patur në romancën e tyre.

Ata shkuan së bashku me pushime në Dubai muaj më parë, dhe prej nga ai moment u përfol që ata janë ribashkuar.

Vetë Tuna dhe Patris kanë zgjedhur të mos konfirmojnë asgjë, ndërkohë që së fundmi gjatë një intervistë Robert Berisha, vëllai i Patris Berishës, ka shuar të gjitha dyshimet.

Ai u shpreh se keqkuptimet mes çiftit janë sqaruar dhe ata po vijojnë bashkëjetesën. “Ata jetojnë bashkë. Patrisi udhëton shpesh dhe ata janë bashkë përderisa ai jeton në Shkup”, tha ai.