Ylli britanik me origjinë shqiptare Dua Lipa ka dhënë një intervistë së fundmi, ku ndër të tjera ka folur për herë të parë edhe për ndarjen nga Anwar Hadid.
Ajo theksoi se tani është e përqendruar te vetja, “Kapitulli i ardhshëm i jetës sime është të jem vetëm sepse kështu jam më mirë. Disa njerëz do thonë: ‘Ua Dua shkoi në darkë e vetme’. Por nuk më intereson këtë e bëj çdo herë. Mendoj se është gjë e mirë edhe për ju ta bëni.
Duhet të jeni të sigurt në veten tuaj. Kjo periudhë ishte e vështirë për mua, isha nervoze, tani jam në fazën që dua të di se si mund të jem unë me veten time. Definitivisht jam rritur”, rrëfeu Dua.
Kujtojmë që Anwar Hadid dhe Dua Lipa shijuan një romancë të bukur dhe të gjatë, madje verën e kaluar vizituan edhe jugun e Shqipërisë së bashku më familjarët e këngëtares.












Horoskopi ditor, e mërkurë 11 maj 2022




Çfarë zbulon zëri për personin?



