KreuCelebrity

“Nëse s’do të ishte Albani..”, Çilieta Xhilaga bën deklaratën e ëmbël për Alban Hoxhën!

Këngëtarja e njohur Çilieta Xhilaga ka dhënë së fundmi një intervistë në Top Channel, ku ndër të tjera ka folur edhe për lidhjen e saj me futbollistin Alban Hoxhën.

Gjatë bisedës këngëtarja u shpreh se nëse në jetën e saj nuk do të ishte Albani, do t’i rikthehej karrierës dhe nuk do të kishte mashkull tjetër për të.

Sipas saj, të jesh nënë e një djali është më e vështirë se e një vajze dhe ajo kurrë nuk do ia lejonte vetes që i biri ta shihte me dikë tjetër veç Albanit.

“Nuk e mendoj dot jetën pa Albanin. Unë shoh pak larg. Po të mos e kisha unë do të rikthehesha karrierës dhe do të rrisja djalin, nuk do të kisha mashkull tjetër në jetën time. Unë nuk i bëj të dyja. Duhet të lë dy çuna në shtëpi. Të jesh nënë e një djali, është më e vështirë sesa të jesh nënë e një vajzë. Nuk do të lejoja që djali të më shihte me një burrë tjetër veç Albanit”, tha Çiljeta.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF