KreuCelebrity

Ndërroi gjini e u bë mashkull, pendohet: Dua të kthehem prapë femër! 

 

Pasi kaloi 7 vjet tranzicion për t`u kthyer në mashkull, Alia Ismail ndërroi mendje dhe tani kërkon t`i hyjë procedurave sërish me qëllimin të rikthehet në femër. Gruaja nga Michigan, në moshën 18 vjecare vendosi te kthehej në transgjinore dhe i vuri vetes një emër burri, Issa.

Në moshën 20 vjecare nisin tranzicionin mjekësor që përfshinte dhe trajtimin me hormone mashkullore, si dhe një operacion mastektomie.

“Kur i thashë familjes se isha gay, nuk e pritën keq. Kur nisa shndërrimin, gjyshërit e mi e pranuan, edhe pse nuk e kuptonin pse doja ta bëja. Nëna ime arriti ta kuptonte me kalimin e kohës.

Por sot, 27 vjece, mendon se identiteti i ri nuk e përfaqëson plotësisht, dhe pasi e mendoi gjatë cështjen, vendosi të bëjë sërish tranzicionin e kthimit në grua.

“Nuk jam penduar për vendimin për të bërë një operacion apo për të marrë hormone. Ishte një moment i rëndësishëm në jetën time, kur u përpoqa të zbuloja se kush jam, thotë Alia që shton se “familja ime e di që jam mjaft e fortë për t`i hyrë këtij rrugëtimi”. Ajo shton se e ka ndaluar marrjen e hormoneve dhe po heq qimet nga trupi me lazer.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF