Modelja e njohur Adrola Dushi ka qenë e ftuar mbrëmjen e kësaj të premte në emisionin “Më lër të flas”, ku nuk munguan as pyetjet në lidhje me jetën e saj sentimentale.
Teksa u pyet nëse është në një lidhje me Capital T, Adrola Dushi u përgjigj se është në një lidhje shumë të ngushtë me veten duke mos dhënë detaje të tjera.
“Unë jam në lidhje me veten dhe jam shumë e lumtur”, tha Adrola Dushi, duke zgjedhur në këtë mënyrë të mos i përgjigjet pyetjes duke e mohuar apo e konfirmuar.
Kujtojmë që lajmet që Adrola Dushi dhe reperi Capital T janë në një lidhje qarkullojnë në mediat sociale prej gati 2 vjetësh.



















