Stilisti i njohur shqiptar Valdrin Sahitin prej kohësh përveç suksesit në Shqipëri ka arritur të fitojë besimin e disa prej personazheve të njohur botërorë.
Ai tashmë i ka kaluar kufijtë dhe bëhet fjalë për emra shumë të njohur, si Beyonce, Yung Miami, Winnie Harlow, Nicole Scherzinger, Kylie Jenner, Paris Hilton.
Së fundmi stilisti i njohur ka qenë zgjedhja e një tjetër ylli botëror. Bëhet fjalë për këngëtaren amerikane Chloe Bailey.
E veshur për eventin e ndarjes së çmimeve “Billboard Music Awards 2022”, bukuroshja ka shkëlqyer me një fustan të zi lëkure të hapur në një anë, një krijim që padyshim i jashtëzakonshëm nga Valdrini.



















