Artisti Robert Aliaj dhe këngëtari Ardit Çuni mbrëmjen e kësaj të hëne kanë qenë të ftuar në “Open” për të diskutuar në lidhje me paraqitjen e Shqipërisë në Eurovision 2022.
Diskutimi i tyre ka kaluar në një debat të ashpër i cili u pasua me fyerje personale. Roberti e quajti muzikën tallava një zhaner ordiner, duke provokuar kështu një reagim nga Ardit Çuni, i cili tha se ai mbyllte televizorin kur dilte Aliaj.
Arditi u shpreh se u ndje i fyer dhe u largua nga programi. Pas emisionit, këngëtari ka reaguar në rrjetet sociale i cili është ndjerë i ofenduar nga paneli të cilët gjykonin rininë, shqiptarët me fjalë të rënda. Ai i bëri një ftesë të hapur kritikëve të shkruanin një këngë ‘profesionale’ siç i quajnë ata dhe të fitojnë festivalin.
Gjithashtu ai ka prekur dhe pjesën ku u detyrua të largohej nga studioja e emisionit dhe kjo sepse sipas tij niveli i Robert Aliajt nuk afrohet me të, madje Arditi u shpreh se banaliteti i tij arrin kulmet sa që i vjen zor ta shikojë me familjen.
“Sa turp më vjen që gjendesha sonte në një panel që gjykonte rininë, që gjykonte shijet, që gjykonte tallavanë, që gjykonte Shqiptarët si popull të paedukuar, që gjykonte me fjalë banale nivelin profesional të secilit nga në. Për të gjithë kritikët e panelit ju ftoj në një sfidë publike, të bëni një këngë nga këto “profesionalet” që dini ju dhe të fitoni vitin tjetër festivalin Më vjen keq që arrij të largohem nga emisioni live por niveli i Robert Aliajt nuk i shkoj dot as afër sepse fatkeqësisht mbyll TV sa herë ai del, dhe sa herë banaliteti i tij arrin kulmet sa me vjen zor ta shoh me fëmijë dhe familjen vërdallë.
Sa keq ndihem kur shoh që një rini paragjykohet rëndshëm, me fjalët me banale sepse ne nuk dimë, sepse ne nuk bëhemi, sepse ne i marrim apo i kemi marrë shkollat me lekë, sepse i kemi marrë klikimet kot, sepse i kemi marrë çmimet me mik, sepse jemi të ndjekur kot, sepse ne s’vlejmë, sepse ne s’kemi vlerë, ne jemi llum. Jo të dashur “mbetje të post komunizmit”, nuk mundet të jetë e bukur dhe profesionale vetëm ajo qe doni dhe thoni ju, sepse bota ka evoluar, emocioni ka evoluar. Ndoshta ju keni mbetur akoma me kohën që ju thoshte xhaxhi “Ne jemi më të mirët dhe ska tjetër” Jo jo ka dhe të tjerë, më të mirë se unë, se ti, se ai dhe arti ndaj është i bukur sepse është individual, sepse ka larmishmërinë e të ndryshmeve’ ka shkruar ai ndër të tjera.



















