KreuCelebrity

E tallën për mbipeshën, Ermal Fejzullahu jep një mesazh të fortë për bullizmin!

 

Ermal Fejzullahu ishte i ftuari i radhës në emisionin “Barber Shok”, ku këngëtari i njohur i hiteve si “Për një dashuri” dhe “Goca nga Tirana”, rrëfeu jo vetëm arritjet, por edhe sfidat e ndryshme me të cilat është përballur edhe jashtë profesionit.

Ai e ka pasur gjithmonë pasion basketbollin, por e nuk e ka praktikuar si sport. Arsyeja ka qenë mbipesha.I pyetur nga moderatori, Fis Juniku se nëse është bullizuar ndonjëherë gjatë jetës, Ermali e ka pohuar një gjë të tillë.

“Ka shumë njerëz që i njoh, të cilët bullizmi i ka lënë shumë me komplekse, sepse këtu fatkeqësisht nganjëherë s’mund të kesh edhe lirinë e të shprehurit sepse të gjykojnë. Nuk është mirë t’i bullizosh njerëzit sepse ka shumë njerëz në krejt botën që kanë ngelur kështu si unë trashaluq. Kam vlerat e mia, kam artin tim, talentin tim që dikush tjetër ndoshta s’e ka. Nuk bën t’i gjykosh njerëzit në pamje”, tha Ermali.

Në fund këngëtari theksoi se mesazhi që do t’i jepte çdokujt që po përballet me bullizmin, do të ishte thjesht “Mos t`jua ndjejë aspak”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF