KreuCelebrity

“Opinionistë të kalbur”, me kë e ka inatin Ronela?

Ronela Hajati reagoi në profilin e saj në Instagram me anë të një statusi kundrejt opinionistëve që i kanë dalë kundër. Komentet e saj pasuan përplasjet që patën mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, të ftuarit që po diskutonin rreth përfaqësimit të saj në Festivalin e ‘Eurovisionit’, duke shprehur mendimet e tyre pozitive dhe negative.

“Paskeni qenë të vdekur për tu kapur me mua. Opinionistë të kalbur siç e keni mendjen dhe shpirtin… Turp!” ka shkruar Ronela.

Në “Opinion” pati debate të forta; Fjodora Fjora u përplas me analistin Ergys Mërtiri, e në bisedë u përfshinë dhe të tjerë.

Fjodora Fjora: Ti këtë këngën do ta dëgjosh në të gjitha klubet shqiptare

Ergys Mërtiri: E quan sukses ti këtë

Fjodora Fjora: Po pse çfarë është suksesi

Ergys Mërtiri: Nëse një muzikë dëgjohet në çdo klub, makinë të fortësh e të butësh, ky nuk është sukses,

Fjodora Fjora: Goca lagjesh, çuna lagjesh

Ergys Mërtiri: Tani do më lësh të flas

Fjodora Fjora: Po mos ja fut kot, je gjithë ky burrë

Blendi Fevziu: Po shqetësohet për ty Fjodora

Sikur të mos shqetësohej, mirë do bënte

Ergys Mërtiri: Këngë ‘gangam style’ u bë kënga më e klikuar, në fakt nuk ishte art, ishte këngë ordinere

Olsa Muhameti: Si mund t’i thuash ordinere një kënge që nga fundi i botë u bë më e likuara

Ergys Mërtiri: Këtu ka një problem, s’e kuptoni çfarë quhet art, arti është kihëzgjatja e pëlqyeshmërisë së një vepre, përshembull Shekspiri

Dasara Karaiskaj: Po ti Shekspirin po krahason me Ronelën

Ergys Mërtiri: Po ti s’merr vesh dhe….

Dasara Karaiskaj:Kujt i thua ti s’merr vesh, më njeh ti mua? Ne kemi ardhur për qejf këtu

Olsa Muhameti: S’kemi ardhur të studiojmë historinë

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF