Prej disa javësh gjyqi prej 100 milionë dollarësh i Amber Heard dhe Johnny Depp ka marrë vëmendjen e gjithë mediave botërore.
Së fundmi, ekipi ligjor i aktorit të famshëm ka përfunduar marrjen në pyetje të ish-bashkëshortes së tij. Ata kanë vënë në fokus marrëdhënien e aktores së famshme me James Franco dhe e kanë akuzuar se kishte abuzuar me ish-të dashurën e saj, Tasya van Ree, në vitin 2009.
Sipas “Daily Mail”, dy oficerë dyshohet se dëshmuan se Heard godiste Tasya van Ree, por akuzat u hodhën shpejt poshtë.
“Johnny Depp nuk është i vetmi partner i juaji që keni sulmuar”, tha avokatja e Depp, Camille Vasquez, të cilës Heard iu kundërpërgjigj: “Unë kurrë nuk kam sulmuar ndonjë partner”.
Gjatë seancës Vasquez e pyeti Heardin se pse James Franco e vizitoi atë në apartamentin e saj në Los Angeles në maj të vitit 2016, një ditë pas debatit të dhunshëm me Depp që ishte pika e fundit në martesën e tyre.
Gjykata ka dëgjuar më parë se Depp ishte jashtëzakonisht xheloz për Frankon dhe mendonte se Heard kishte një lidhje me të. Jurisë iu shfaq video e Frankos dhe Heardit në ashensorin e pallatit. “E dinit që zoti Depp ishte jashtë qytetit më 22 maj 2016, apo jo?” i tha avokatja Heardin, teksa ajo iu përgjigj “Nuk e dija orarin e tij. Ai ishte miku im dhe jetonte pranë nesh. E kisha shteruar rrjetin tim të mbështetjes dhe isha e lumtur të mirëprisja sa më shumë miqësi që të kisha mundësi”.
Në video ai shihet duke vënë kokën mbi shpatullën e Heard-it në një gjest të dashur. Heard tha, “Pasi pas fytyrën time, vuri kokën mbi supin tim. Më preku edhe anën e fytyrës”. Heard pretendon se Depp e qëlloi me një telefon asaj një natë më parë, duke i lënë një mavijosje në faqe. Ajo i tha gjykatës se Franko “preku anash fytyrës sime dhe iu përgjigj asaj që pa”.



















