KreuCelebrity

“Na kanë bërë si lolo”, Aleksia Peleshi flet për marrëdhënien që ka me të atin!

Aleksia Peleshi prej ditësh ka qenë në qëndër të vëmendjes për shkak të ndarjes nga aktori i humorit, Romeo Veshaj.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në “Wake Up”, ku foli për librat që ka botuar, por edhe për marrëdhënien me babanë dhe ndarjen nga ish-partneri.

Teksa po fliste për raportin që ka me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, Aleksia tha se e ka “shok të ngushtë”.

Ajo zbuloi se çfarë thotë babai i saj kur ajo del nëpër portale, “Nuk është se ma shpreh shumë. Por unë e njoh dhe e di se nuk i pëlqen. Atij vetë nuk i pëlqen që jeta e tij private të komentohet shumë. Në jetën reale është shumë gallatë, me kitare në dorë. I them hajde të bëjmë video dhe thotë ‘jo se na kanë bërë si lolo’.

Ndërkohë për pjesëmarrjen në Portokalli Aleksia u shpreh, “Nuk e dinte se isha në Portokalli. Atë ditë kemi qenë të zënë dhe thashë më mirë mos t’i tregoj. Vetëm kur më pa dhe më tha pse nuk më tregove. I thashë se kisha harruar”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF