KreuCelebrity

Blero dhe Afrona i japin fund martesës?  

Këngëtari i njohur Blero dhe partnerja e tij Afrona Dika 3 vite më parë kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.

Por së fundmi në mediat sociale po qarkullon lajmi se ata mund t’i kenë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë. Shkak për këto lajme është fakti që ata kanë fshirë nga rrjetet e tyre sociale të gjitha fotografitë që kishin së bashku, edhe pse vijojnë ta ndjekin njëri-tjetrin.

Këto mund të jenë shenjat e një krize martesore ose mund të jetë një vendim që ata ta mbajnë marrëdhënien e tyre private në të ardhmen. Na mbetet të presim ndonjë reagim nga vetë çifti..

Kujtojmë që Blero dhe Afrona u martuan në shtator të 2019 në një ceremoni madhështore në Lezhë. Mirëpo edhe pas martesës ata vijuan të jetonin të ndarë Blero në Kosovë dhe Afrona në Zvicër.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF