Në episodin e gjashtë të “The Kardashians” të Hulu, Kim Kardashian ka zbuluar për fansat e saj se si duket në rutinën e saj të mëngjesit.
Pamjet filmike e tregoninn atë që kishte lënë lënë të motrën dhe kunatin, Tristan Thompson, të ushtrohen në palestrën e saj, ndërkohë që shtëpia e Khloe Kardashian është ende duke u ndërtuar. Në një moment ylli televiziv zbret për t’u bashkuar me ta, ku shfaqet me një veshje jo të zakonshme për të, me një peshqir të madh të bardhë trupi dhe pa asnjë pikë grimi në fytyrë.
Kim duket shumë larg asaj që kanë mësuar të shohin të gjiyhë. Ajo shfaqet në pjesën dërrmuese të rasteve e kuruar në çdo detaj, dhe fansat nuk e kanë parë kurrë në rutinën e saj të plotë të mëngjesit, pa make-up dhe pa filtra.