Princ Harry vërtet që po del jashtë cdo rregulli të familjes mbretërore britanike. Teksa kjo e fundit njihet për faktin që mbetet shumë hermetike tek jeta private, Duka i Sussex po bën të kundërtën, dhe po kërkon t`ia shpalosë atë të gjithë botës!
Harry dhe e shoqja, Meghan Markle janë duke filmuar një dokumentar në shtëpi, të ngjashëm me “Keeping Up With the Kardashians”. Marrëveshja me “Netflix” besohet të ketë kushtuar plot 100 milionë dollarë.
Dyshja ka hapur për kamerat rezidencën e saj Montecito prej 14 milionë dollarësh për një emision të tipit reality, por nuk dihet nëse pjesë e tij do të behen dhe dy fëmijet e ciftit, Archie dhe Lilibet.
Ideja e një reality show në shtëpi u perqafua fillimisht nga The Osbournes, i cili i bëri Ozzy dhe Sharon mbret dhe mbretëreshë të realitetit televiziv në grupet e para.
Stafetën e morën më pas Kardashians, të cilët tani janë në sezonin e tyre të 20 dhe kanë një vlerë kolektive 1.4 miliardë dollar, e formati ka të ngjarë t’i përshtatet dhe Harry-t e Meghan-it, të cilët kanë kërkuar kontroll mbi mesazhet e tyre mediatike që prej largimit nga Anglia në vitin 2020.