Rihanna është zyrtarisht nënë! Themeluesja e Fenty Beauty lindi fëmijën e saj të parë, një djalë, me të dashurin e vet, reperin A$AP Rocky në 13 maj në Los Angeles, sipas TMZ por tani po bëhet publike.
Page Six dha i pari lajmin për shtatzëninë e Rihanna-s në fund të janarit, pasi u shfaqën foto të këngëtares, 34 vjeçe, duke shfaqur me krenari barkun e fryrë teksa shëtiste me Rocky, 33 vjec, në Harlem.
Një muaj përpara kësaj, Rihanna kishte ngjallur thashethemet për shtatzëninë teksa darkonte në Carbone, me një burim që tha se ajo ishte “qartësisht duke pirë vetëm ujë të gazuar ndërsa fërkonte barkun e fryrë”.
Këngëtarja e “Diamonds” fillimisht u përpoq ta fshihte shtatzëninë e saj me xhaketa të mëdha dhe rroba të gjera, por me pas nisi ta tregonte atë me krenari. Djali vjen në jetë pas pretendimeve për tradhëti nga ana e Asap Rocky, ndaj të cilave këngëtarja vetë nuk reagoi.