Pritjes së ëmbël të Kristina Bakiut i ka ardhur fundi, dhe modelja e njohur është bërë nënë për herë të parë.
Burime pranë Kryefjala.com kanë mësuar se këtë të enjte, Kristina ka sjellë në jetë vogëlushen e saj dhe të dyja gëzojnë shëndet të plotë.
Në fillim të këtij muaji modelja organizoi një festë shumë të bukur me të afërmit e saj të zemrës për vogëlushen e saj, teksa zbuloi edhe emrin që ajo së bashku me partnerin e saj kishin vendosur për vogëlushen e tyre.
“Çdo emër që më pëlqente mua, nuk i pëlqente partnerit ose anasjelltas, gjithashtu dhe ndonjë familjari. Ishte shumë e vështirë, por gjyshi nga ana e babit na sugjeroi një emër që ne të gjithëve na pëlqeu dhe emri që ne kemi vendosur është Siera”, u shpreh Kristina në videon që publikoi në youtube ku ndau me ndjekësit momente nga ‘baby shower’.