KreuCelebrity

Lufta është për të varfrit: Kim Kardashian e Ukrainës shkon “refugjate” në parajsën ekzotike! 

Alena Omovich, e mbiquajtur edhe Kim Kardashian e Ukrainës, u zhduk për pak kohë nga rrjetet sociale dhe fansat u shqetësuan. Megjithatë, ata shpejt mësuan se influencuesja me mbi 1.6 milionë ndjekës arriti të largohej nga Ukraina dhe u strehua në një vend ekzotik.

Krenare për belin e saj tepër të hollë, vepër jo e nënës natyrë por e një operacioni estetik, Alena u bë shpejt një personazh i famshëm në Instagram. Pasi nisi të pozonte në mënyrë provokuese, ajo arriti të tërheqë vëmendjen e disa markave të famshme të të brendshmeve dhe kështu fitoi shuma të konsiderueshme parash.

Menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës, e reja fluturoi përtej oqeanit dhe tani ndodhet në Karaibe. Influencuesja nuk hoqi dorë nga aktiviteti i saj në internet; ajo së fundi po tregon histori për jetën në këtë zonë dhe pozon në plazhet e egra. Në një postim të këtyre kohëve, Alena thotë se i pëlqen një menu e pasur me ushqime deti, duke vënë në dukje se çmimet janë shumë më të ulëta se në Ukrainë.

“Këtu, për 18 dollarë, mund të shijoni një vakt me peshkaqenë të sapokapur nga oqeani, karavidhe dhe ushqime deti. Ekziston vetëm një problem: papastërtia. Nëse nuk e keni problem, do ta doni këtë vend”, u tha ajo fansave.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF