Blero dhe Afrona Dika kanë qenë kryefjala e këtyre ditëve pasi po përfliten se i kanë dhënë fund martesës së tyre 3-vjeçare.
Dyshimet për ndarjen e çiftit lindën, pasi ata fshinë të gjitha fotot e përbashkëta në Instagram. Por së fundmi burime pranë “Prive” konfirmojnë se Blero dhe Afrona janë ndarë.
Mësohet se problemet në martesën e tyre janë të hershme për shkak të distancës mes këngëtarit dhe modeles. Ai nuk është zhvendosur në Zvicër, ku Afrona jeton prej vitesh, gjë që mendohet se ka shkaktuar një krizë mes tyre.
Vetë Blero dhe Afrona deri më tani nuk kanë reaguar në lidhje me këto lajme, ndaj mbetet për t’u parë në vazhdim nëse do të konfirmojnë ndarjen apo jo..



















