
Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina tha se do të donte të bëhej baba, por sipas gazetares, Zhaklin Lekatari, ai duhet të presë deri në moshën 35-vjeçare. Zhaklin mendon se Atdheut i duhet të piqet edhe ca për t`u përballur me atësinë, ndërsa ai me shaka u shpreh se do ta padisë duke thënë se ajo e “ka ngacmuar seksualisht”. Të ftuar në “Abc e pasdites”, gazetarja tha duke qeshur: “Atdheu sot ka qenë viktimë e ngacmimit seksual, unë e kam ngacmuar seksualisht”.
Atdheu: Dua ta provoj këtë ndjesinë e post-lindjes këtë vit.
Zhaklin: Sapo tha që sivjet do të bëhet baba.
Moderatori: A është fakt apo dëshirë?
Atdheu: Dëshirë.
Zhaklin: E ke lëndën e parë apo…
Atdheu: E kam shumë të fortë.
Zhaklin: Jo lëndën tënde, mitrën pritëse e ke?
Atdheu: Sigurisht që e kam.
Zhaklin: Je i sigurt apo ta kanë marrë?
Moderatori: Ej se po ndihet shumë i bullizuar ai, nën presion.
Zhaklin: Shiko unë shpresoj që të presësh edhe pak sepse është ende një hap shumë i shpejtë për ty. Mendoj që duhet të maturohesh edhe pak.
Moderatori: Ku është treguar jo i maturuar Atdhe për shembull?
Zhaklin: Në këtë vendim që mori për shembull.
Atdheu: Po bëj gati 30-vjeç.
Zhaklin: Duhet të presësh të paktën 35 që të kuptosh që prindërimi, statusi i babait duan një lloj statusi. Atdheu sot ka qenë viktimë e ngacmimit seksual, unë e kam ngacmuar seksualisht.
Atdheu: Do ta padis Zhakun.