Baris Arduç është një nga aktorët turkë më të pëlqyer në Shqipëri, më së shumti për rolin e tij në serialet “Kuzgun” dhe “Dashuri me qira”.
Së fundmi mediat turke raportojnë se aktori do të bëhet baba për herë të parë.
Mësohet gjithashtu se bashkëshortja e aktorit Gupse Ozay është në muajin e gjashtë të shtatzënisë, ndërkohë që vetë çifti ende nuk e ka ndarë lajmin e bukur me fansat.
Kujtojmë që Baris pak kohë më parë u shpreh se asgjë nuk ka ndryshuar në jetën e tij pas martesës. “Ne kemi shtatë vjet bashkë. Martesa është bërë një gjë simbolike për ne. Asgjë nuk ka ndryshuar”.