Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar këtë të hënë në “Në kurthin e Piter Pan”, ku është intervistuar nga gazetarët e vegjël.
Teksa një nga fëmijët e pyeti nëse ai dhe Ami kanë ndërmend të zgjerojnë familjen me një çun apo një gocë, Ermali zbuloi se nuk kanë në plan për një fëmijë tjetër.
“Nuk do të bëjmë as çun as gocë se kemi kredi”, tha ai me humor, por pas këmbënguljes së vogëlushit, Ermali zbuloi se ka dëshirë të ketë një çun tjetër.
Kujtojmë që Ermali dhe Ami prej vitesh janë martuar dhe janë prindër të lumtur të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.



















