Aktori i njohur Amos Zaharia dhe këngëtarja Gigliola Haveriku vitin e kaluar i dhanë fund historisë së tyre 6-vjeçare të dashurisë.
Gigliola një muaj më parë lançoi këngën “A po vjen ti sot”, e cila u komentua si një dedikim për aktorin. Së fundmi e ftuar “Shqipëria live”, ajo pranoi publikisht se kënga është dedikim për Amosin, duke theksuar se ka pjesë nga ndjesitë e saj, duke qenë se një pjesë e tekstit është shkruar nga ajo.
“Normalisht që kënga ka një spunto shumë të vërtetë padyshim. Është konteksti i vërtetë, ti je në një proces ndarjeje, më pas një proces që ‘nuk dua të ndahem po më mungon’, pastaj mbyllet me një proces që ‘unë do të të mungoj ty”, tha ajo.
Në lidhje me raportin e saj me Amos Zaharian pas ndarjes Gigliola tregoi se kanë komunikim vetëm kur takohen në rrugë, por pranoi se i mungojnë ca gjëra që bënin bashkë.
“Gjërat nuk janë më njëlloj, por në rastin tim unë i kam ruajtur raportet. Me Elian patjetër që përshëndetemi, unë jam ndarë me të jo me personat që na rrethojnë. Kam shumë dëshirë ta takoj dhe t’i flas. Mbase nuk më mungon ai si individ por më mungojnë ca gjëra që bënim së bashku. Po më pëlqen jeta prej beqareje, mbase shumë shpejt do të ndryshoj mendim”, tha Gigliola.



















