Chris Pratt dhe Katherine Schwarzenegger kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë së bashku.
Aktori i “Guardians of the Galaxy” dhe bashkëshortja e tij dhanë lajmin e bukur edhe në rrjetet e tyre sociale.
“Ne jemi shumë të emocionuar të njoftojmë lindjen e vajzës sonë të dytë, Eloise Christina Schwarzenegger Pratt. Ndihemi të bekuar dhe mirënjohës”, shkruan ata përkrah postimit, duke zbuluar se vajza e tyre ka ardhur në jetë më 21 maj.
Kujtojmë që çifti u martua në vitin 2019 dhe janë prindër të vajzës Lyla Schwarzenegger Pratt. Kjo është hera e tretë që Chris Pratt bëhet baba, pasi nga martesa me ish-gruan Anna Faris ka një djalë 9-vjeç.



















