KreuCelebrity

Masakra në Teksas, Matthew McConaughey ka një mesazh për të gjithë: Ne po dështojmë

Ngjarja e rëndë ku një 18-vjeçar qëlloi në një shkollë fillore në Teksas, duke vrarë 19 fëmijë e dy të rritur, mes tyre një mësuese, ka shokuar jo vetëm Amerikën po mbarë botën. Agresori u identifikua si Salvador Ramos dhe u ekzekutua nga policia në qytetin Uvalde.

Së fundmi, për këtë ngjarje, e cila nuk është e para e këtij lloji në SHBA, ka reaguar edhe aktori i njohur, Matthew McConaughey i cili ka shprehur se duhet të ndërmerren menjëherë masa.

“Edhe një herë kemi vërtetuar tragjikisht se po dështojmë të jemi përgjegjës për të drejtat që na japin liritë tona”, tha aktori i “Dallas Buyers Club”.

Teksa më tej shtoi se çdo amerikan duhet të pyesë,“Çfarë është ajo që ne vërtet vlerësojmë? Si ta zgjidhim problemin? Çfarë sakrificash të vogla mund të bëjmë ne sot individualisht, për të ruajtur një komb, shtet dhe lagje më të shëndetshme dhe më të sigurt nesër?

Si amerikanë, Teksas, nëna dhe baballarë, është koha që të rivlerësojmë dhe të rinegociojmë dëshirat tona nga nevojat tona. Ne duhet të riorganizojmë vlerat tona dhe të gjejmë një bazë të përbashkët mbi këtë realitet shkatërrues amerikan që është bërë tragjikisht çështja e fëmijëve tanë”.

 

 

 

 

A post shared by Matthew McConaughey (@officiallymcconaughey)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF