Disa javë më parë në mediat sociale qarkulloi lajmi se shoqëria mes Olsi Bylykut dhe Bes Kallakut është krisur. Shkak për këto lajme u bë mungesa e Besit në ditëlindjen e Olsit që ai festoi mes të afërmve dhe kolegëve.
Së fundmi aktori i humorit, Olsi Bylyku, ka qenë i ftuar në “Goca dhe Gra”, ku ka folur rreth marrëdhënies me kolegun e tij, Bes Kallaku.
Olsi theu heshtjen duke treguar se nuk ka ndodhur asgjë mes tyre dhe fakti që disa nga artistët nuk kanë qenë prezent, ka ndodhur për shkak të angazhimeve që ata kanë.
Ai gjithashtu foli edhe për marrëdhëniet ku nisin distancimet, duke theksuar se ftohja vjen nga të dyja palët dhe jo vetëm një individ.