Baris Arduç është një nga aktorët turkë më të pëlqyer në Shqipëri, më së shumti për rolin e tij në serialet “Kuzgun” dhe “Dashuri me qira”.
Në mediat turke prej ditësh po qarkullonte lajmi se aktori do të bëhet baba për herë të parë, ndërkohë që vetëm së fundmi lajmi i bukur është konfirmuar edhe bashkëshortja e tij aktorja Gupse Ozay e cila është në muajin e gjashtë të shtatzënisë.
Bashkëshortja ka zbuluar gjithashtu se ata do të bëhen prindër të një vajze, dhe për këtë janë padyshim shumë të lumtur.
Kujtojmë që Baris pak kohë më parë u shpreh se asgjë nuk ka ndryshuar në jetën e tij pas martesës, “Ne kemi shtatë vjet bashkë. Martesa është bërë një gjë simbolike për ne. Asgjë nuk ka ndryshuar”.