KreuCelebrity

“Shpirti im dëshiron të jetë në skenë, por..”, Aurela Gaçe njofton largimin për pak kohë nga skena!

Aurela Gaçe është një nga këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar, e cila spikat për performancat e saj të jashtëzakonshme sa herë ngjitet në skenë dhe del para publikut.

Së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një problem shëndetësor me të cilin po përballet, që ka të bëjë me kordat e zërit.

Këngëtarja ka shpjeguar se fatmirësisht problemi është kapur në kohë dhe asaj do t’i duhen vetëm disa ditë pushimi dhe më pas mund t’i rikthehet sërish skenës.

 

 

Në videon e publikuar në rrjetin e saj social, Aurela shfaqet duke marrë leksione nga profesori i saj, ndërkohë që ka falënderuar të gjithë personat të cilët i kanë dërguar mesazhe të shqetësuar për gjendjen e saj shëndetësore.

“I drejtohem audiencës time besnike!

Ju falënderoj me shpirt për gjithë mesazhet, mbështetjen dhe dashurinë ndaj meje. Mbas vizitës dhe leksioneve me mjeken dhe vocal coach, ata më këshilluan të marr një pushim të vogël vokal, por shumë të rëndësishëm e të domosdoshëm për shëndetin e kordave. Trupi dhe vokali im po rikuperohen shpejt, por patjetër më duhet pushim qē të mos bëj një dëm qw mund të ketë pasoja më vonë.

Shpirti im dëshiron të jetë në skenë për ju, por kurrsesi nuk mund t’ja lejoj vetes të kem një performancë të mangët, ose me rezerva.
KJO NUK ËSHTË AURELA QË JU NJIHNI. JU MERITONI NJË PERFORMANCË 100 % siç jeni mësuar të më shikoni.

KURRËSESI AS NUK E MENDOJ TĒ JEM PËRPARA JUSH PLAYBACK. ( kjo as nuk mendohet të ndodhë). Për pak kohë shpresoj të jem mbas në normalitetin tim, pasi problemi u kap në kohë.

Ju kërkoj shumë ndjesë.
Me shpirt !

Në video, jam me profesorin tim prej 16 vitesh, William Riley”, ka shkruar ajo.

A post shared by Aurela Gace (@aurelagaceofficial)

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF