KreuCelebrity

Ulet mesatarja për degët e mësuesisë!

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka njoftuar ditën e sotme se Këshilli i Ministrave ka vendosur që të ulet nota mesatare për pranimin e studentëve në universitet.

Nota mesatare do të ulet nga 7.5 në 6.5 për të gjithë maturantët që synojnë një profesion si përkthyes, psikolog, punonjës social, ciceron, historian, gjeograf, etj. që përfshihen në degët e mësuesisë.

Megjithatë, edhe pse do të vijojnë studimet për mësuesi, studentet nuk mund të bëhen mësues. Për ata që duan të bëhen mësues, do të vijojë mesatarja minimale 7.5.

“Sistemi nuk është në krizë për mësues, por vjen për shkak se universitetet janë të shqetësuara se në këto programe ka shumë pak regjistrime për shkak të kriterin e notës mesatare”, sqaroi ministrja Kushi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF