Beatrix Ramosaj ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të lidhjes që ajo krijoi me Donald Veshaj brenda shtëpisë së “BBV”, dhe më pas ndarja me të e cila erdhi drejt pas daljes së aktorit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Së fundmi këngëtarja ka qenë e pranishme në “Netët e klipit shqiptar”, ku ajo u vlerësua me dy çmime, ka folur për herë të parë rreth jetës së saj dhe gjithçka tjetër.
“Unë shumë mirë kam qenë gjithmonë. Nuk kam thënë asgjë. I lë të tjerët të flasin për mua. Vërtetë kam qenë më e fuqishme se kurrë, më e angazhuar se kurrë. Me shumë projekte. Nuk është e lehtë të jesh kryefjala e gjitha protaleve sepse sheh çdo lloj titulli dhe ka shumë njerëz që mundohen të hedhin gurë, të thonë gjëra që nuk mund as t’i them. Por e vetmja armë që kam është sinqeriteti, talenti dhe puna ime. Me këtë do ua mbyll gojën të gjithëve”, tha ajo,
Ndërkohë e pyetur në lidhje me ribashkimin e Borës dhe Donaldit, Beatrix tha, “Jo. Nuk i kam ndjekur shumë, nuk kam pasur kohë dhe nuk jam marrë.”.








Si mund të mbrohemi nga lija e majmunit!



Rriten çmimet e karburantit!






Horoskopi ditor, e premte 27 maj 2022


