KreuCelebrity

“Ike apo të hoqën?”, Sokol Balla flet për largimin e dikurshëm nga Top Channel!

Sokol Balla, drejtori i Informacionit në Top Channel, ka qenë i ftuar këtë të premte në “Më lër të flas”, ku foli rreth jetës së tij profesionale dhe personale.

Teksa u pyet nga dy  vëllezërit, nesë në vitin 2017 iku vetë nga Top Channel apo e hoqën, Sokol Balla tha, Le të themi se ika vetë, por besoj ishte një ikje në dakordësi mes të dyja palëve. Mendoj që u ndamë, i dhamë dorën njëri-tjetrit i uruam suksese, besoj që rrallë herë ndodh. Kishte shumë veta që kërkonin të nxisnin një përplasje, një sherr.

Mirëpo kjo është ajo puna kur nuk e kuptonin dot raportin që kisha me Topin, kur them raportin që kisha me Topin nuk po them çfarë raportin kishte Topi me mua, sepse Topi mund të mos donte fare që të rrija, por raporti që unë kisha unë me Topin, dalim te dashuria.

Dashuria është e njëanshme, jo e dyanshme, raportin që kisha unë me Topin as nuk e diskutoja fare, nëse do ikja një ditë dhe nëse do iki prapë një ditë tjetër, prapë do jetë një ikje normale”, tha ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF