KreuCelebrity

Pas goditjes në tru, motra e Meghan Markle kundërshton pretendimet se ajo është përpjekur të kontaktojë babanë!

Motra e Meghan Markle kundërshton pretendimet se ajo është përpjekur të kontaktojë babanë pas goditjes në tru.

Meghan, Dukesha e Sussex-it nuk ka kontaktuar me babanë e saj Thomas Markle, sipas gjysmëmotrës së saj Samantha Markle, pavarësisht raportimeve se ish-aktorja, e cila është e martuar me Princin Harry, po lufton për t’i dhënë fund grindjes së saj katërvjeçare me babanë e saj pasi ai pësoi një goditje të rëndë pas një rënieje javën e kaluar.

Samantha ka pretenduar se Meghan nuk ka kontaktuar as me atë dhe vëllai i saj, Thomas Markle Jr. dhe as drejtpërdrejt me babanë e saj.

“Kam dëgjuar thashetheme se ajo po përpiqej të kontaktonte kampin e babait tim, por vëllai im dhe unë jemi kampi i babait tim. Numri i babait nuk ka ndryshuar kurrë. Edhe pse ai nuk di të flasë, të kuptuarit e tij gjuhësor është i përsosur, ajo mund t’i dërgonte mesazhe ose ta kontaktonte dhe ai i kthente mesazh. “Këto thashetheme nuk janë të vërteta që ajo nuk ka arritur të kontaktojë”, tha Samantha duke folur për “Good Morning Britain’”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF