KreuCelebrity

Reperi i njohur 28-vjeçar qëllohet me breshëri plumbash!

Reperi i njohur Sidhu Moose Wala, ose siç njihet edhe me emrin e vërtetë Shubhdeep Singh Sidhu, ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare.

Ai u dërgua në spital i plagosur, por për fat të keq nuk mundi t’i mbijetojë. Shefi i Policisë, Viresh Kumar Bhaëra ka deklaruar se në vendngjarje janë gjetur 30 gëzhoja, të cilat i përkisnin tre armëve të ndryshme.

Sipas bluve, ky sulm mund të jetë bërë nga një anëtar bande nga Kanadaja që dyshohet se mori përgjegjësinë për vdekjen e Wala. Por grupet politike kanë fajësuar Partinë Aam Aadmi (AAP) në pushtet të Punjabit për lejimin e vrasjes.

Policia po vijon punën për kapjen dhe arrestimin e autorëve të ngjarjes, të cilët deri më tani mbeten të paidentifikuar.

Kujtojmë që reperi u fut në politikë në vitin 2021 dhe iu bashkua partisë së Kongresit Kombëtar Indian, duke konkurruar në zgjedhjet legjislative të Punjabit në shkurt, por u mund nga kur rivali AAP.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF