Ilir Shaqiri dhe Emanuela Morini këtë të shtunë kurorëzuan dashurinë e tyre për herë të dytë me një dasmë, pas 20 vitesh bashkë.
Në dasmë morën pjesë miq të shumtë të çiftit, ku nuk mungon as disa nga banorët e Big Brother Albania VIP. Por miku i ngushtë i Ilirit, Sabiani nuk ishte në dasmë dhe kjo ngriti dyshimet se miqësia e ngushtë e tyre është krisur.
Iliri i ftuar në “Wake Up” së fundmi, zbuloi se Sabiani ishte i pari që e mori ftesën, por për shkak të punës nuk ishte i pranishëm, siç nuk mundën të ishin të pranishëm shumë miq të tjerë.
“Kishte njerëz që nuk mundën të vinin sepse kishte punë. Siç nuk erdhën dhe ata nga Italia. Fillimisht ftesa ishte bërë për më 4 qershor dhe u përshpejtua, shumë njerëz patën moskombinim. Falënderoj këdo që ishte prezent. Sabiani e mori ftesën i pari. Ka pasur punë dhe unë e mirëkuptoj. Ndoshta dhe unë një ditë nëse do të jem i ftuar diku dhe do të kem punë shpresoj të kem mirëkuptim”, tha ai.