KreuCelebrity

21 vite më e re, Elon Musk fotografohet me të dashurën e re!

Elon Musk është parë me të dashurën e tij të re, aktoren australiane Natasha Bassett, duke shijuar një drekë të qetë në parajsën e miliarderëve në St Tropez, Francë.

Dyshja u pa teksa po drekonin në një hotel ku dhomat kushtojnë mbi 1300 dollarë në natë.

Miliarderi 50-vjeçar dhe 29-vjeçarja besohet se kanë filluar që të takohen në shkurt të këtij viti, kur u panë duke zbritur nga avioni privat i Musk në Los Angeles.

Kujtojmë që CEO i Tesla dhe themeluesi i Space X u ndanë nga këngëtarja Grimes në shtator të vitit të kaluar, pas tre vitesh lidhje dhe dy muaj para se të kishin fëmijën e tyre të dytë së bashku.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF