KreuCelebrity

Kjo është dëshira e A$AP Rocky për fëmijën që ka me Rihannan!

Rihanna dhe reperi i njohur A$AP Rocky u bënë prindër të një djali më 13 maj. A$AP Rocky shpreson që djali i tij të jetë një fëmijë ‘cool’.

Së fundmi ka shprehur se dëshiron që fëmijën që ka me divën e muzikës pop, Rihanna ta rrisë mendjehapur.

 

 “Shpresoj të rris fëmijë me mendje të hapur. Jo njerëz që diskriminojnë. Dhe nuk po përpiqem të përshkruaj një shenjtor, por realisht, dua vetëm një fëmijë mendjehapur me prindër mendjehapur.

Gjërat si diversiteti dhe përshtatshmëria janë të rëndësishme dhe ato do të përfshihen në familje”, tha 33-vjeçari në një intervistë për “Dazed”.

Një burim i tha më parë ET se çifti, i cili është në lidhje që nga viti 2020, “nuk është larguar nga njëri-tjetri” që kur mirëpriti djalin e tyre.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF