KreuCelebrity

Avioni mbetet në ajër, Mbretëresha Elizabeth përjeton minutat e tmerrit!

Mbretëresha Elizabeth ka kaluar disa minuta tmerri në avionin e saj privat.

Kjo pasi moti i keq detyroi pilotin e avionit personal të saj të qëndrojë për 15 minuta në ajër, sepse ulja në aeroportin e Londrës ishte thuajse e pamundur.

Avioni privat me 13 vende i Mbretëreshës tentoi të ulej në RAF Northolt, në veriperëndim të Londrës, por më pas piloti u tërhoq dhe fluturoi për 15 minuta.

Ai u nis nga Aberdeen pas orës 13:00 nën një rrebesh shiu, ndërsa edhe në Londër gjeti një mot me rrufe dhe breshër. Pasi moti u përmirësua, piloti arriti të bëjë ulje të sigurt. Ndërkohë, ngjarja u konfirmua edhe nga Buckingham Palace.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF