Futbollisti serb, Marko Gobeljić dhe këngëtarja Katarina Grujić ditën e sotme do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë. Për fustanin e nusërisë këngëtarja ka zgjedhur stilistin kosovar, Valdrin Sahiti. Sipas burimeve të portalit serb “Informer.rs” pranë këngëtares, ky fustan do t’i kushtojë asaj 20 mijë euro, thote Express.
Mediat serbe kanë shkruar për punën e stilisti kosovar, ndër të tjera kanë përmendur se ai është edhe stilist i Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, ku thuhet se gjatë vitit 2020 është pajisur me pasaportë diplomatike, e cila sipas ligjit lëshohet për një periudhë pesëvjeçare.
Sahiti ka dizajnuar fustane edhe për shumë artiste më famë botërore, ndër to është edhe Beyonce e cila zgjodhi fustanin e stilistit kosovar në premierën e filmit te saj.