Ndonëse ka një karrierë disa vjeçare, këngëtarja Samanta Karavella ka ditur ta mbajë tejet diskrete jetën e saj private. Karavella nuk ka preferuar asnjëherë të ndajë me publikun detaje nga jeta e saj intime dhe me gjithë kureshtjen ajo ja ka dalë t’i mbajë për vete çështjet e zemrës.
Karriera e artistes bukuroshe vijon të jetë e suksesshme e duket se edhe me çëshjet e zemrës Samanta i ka punët po aq mirë.
Së fundmi ‘iconstyle’ ka zbuluar se këngëtarja shqiptare po jeton një histori të bukur dashurie me parnterin e saj identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur dhe çifti që prej dhjetorit të vitit të kaluar e ka kaluar marrëdhënien në një tjetër stad.
Samanta ka thënë ‘Po’ pasi ka marrë propozimin për martesë dhe imazhet e bukura i ka ndarë partneri i saj në rrjete sociale.
“Dita më e mirë e jetës sime! Ajo tha ‘Po’”, shkruan partneri i saj pasi ka publikuar dy foto në rrjetin social Instagram.
Më herët, u tha se artistja është në një romancë me një djalë shqiptar, që jeton në SHBA.