Almeda Abazi është një nga vajzat më të bukura të showbizit shqiptar, e cila di gjithmonë të jetë në qendër të vëmendjes, me bukurinë, thjeshtësinë dhe profesionalizmin që e karakterizon.
Së fundmi ajo ka dhënë një intervistë të rrallë për revistën “Bordo”, ku ka folur për jetën e saj si një mami e re, por edhe për planet në jetën profesionale.
Teksa u pyet nëse ka një projekt që do ta rikthente në ekranin shqiptar, Almeda tha se një program në lidhje me nënat shqiptare do të shënonte rikthimin e saj.
“Ekrani sigurisht më mungon shumë, por ekrani shqiptar akoma më shumë të jem e sinqertë. Ngrohtësia që më jep vendi im është e pakrahasueshme…! Hmm, nuk e kisha menduar çfarë do të dëshiroja të ishte, por tani që e mendoj ndoshta një program në lidhje me nënat shqiptare (qesh)”, u shpreh ajo.
Ndërkohë në lidhje me kujtimet që ajo ka nga fillimet e veta, Almeda tha, “Kam punuar shumë të arrij aty ku jam sot, dhe pse mund të duket e thjeshtë në sytë e shumë njerëzve, kam rastisur të dëgjoj shpesh që në “botën e televizionit” njerëzit mendojnë se mjafton të dukesh 1-2 herë në televizion dhe çdo gjë është okay mund të arrish gjithçka, por nuk është aspak ashtu…, duhet të punosh shumë e më shumë”.