KreuCelebrity

“Me Einxhel nuk flasim”, Beniada flet për raportin e saj me moderatoren!

Beniada Nishani ka qenë e ftuar në programin “Më lër të flas” këtë të premte, ku ndër të tjera ka folur edhe për marrëdhënien e saj me Einxhel Shkirën.

“Me Einxhel nuk flasim. Unë brenda shtëpisë kam qenë vetvetja. Nuk e di arsyen, nuk di çfarë të tregoj. Jam shumë në rregull me Einxhel, kam qenë shoqe e vërtetë, por ndonjëherë jeta të largon”, tha ajo.

Einxhel dhe Beniada teksa ndodheshin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” kishin një miqësi shumë të ngushtë me njëra-tjetrën, por që pas daljes ato nuk janë parë më bashkë, ndaj kurioziteti i fansave se ç’ka ndodhur është i madh.

 

Modelja gjithashtu u pyet lidhur me jetën e saj personale dhe bukuroshja në mënyrë jo të drejtpërdrejt na tregoi se në fakt është ‘single’, “Unë jam në lidhje me veten, ku ka më mirë”.